U17/ Derbi në finalen e Kupës së Shqipërisë, njoftim për biletat

12:33 | 25/02/202012:330

Java nisi me paqe në derbin e ekipeve B, ndërkohë që nesër prej orës 14:00 luhet një tjetër përballje mes Tiranës dhe Partizanit. Ekipet e 17-vjeçarëve luajnë për trofeun e Kupës së Shqipërisë dhe ndeshja zhvillohet në stadiumin “Selman Stërmasi”.

Bardheblutë e drejtuar nga Migen Memelli shikohen si favoritë. Në kampionat renditen në vendin e parë në grupin A, kurse “demat e kuq” pozicionohet të tetët. Gjithsesi është derbi dhe finale, ndaj duhet pritur që gjithçka të vendoset në fushën e blertë.

Edhe pse një ndeshje moshash, tifozët që do të duan ta ndjekin këtë përballje nga stadiumi do të duhet të blejnë bileta. Për ta parë në tribunën kryesore një biletë kushton 200 lekë, kurse në tribunat e tjera 100 lekë. FSHF zbulon edhe pikat e shitjes së biletave, në njoftimin e bërë përmes faqes zyrtare në “Facebook”. /abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono