U zyrtarizua te City, por Manuel Akanji para disa vitesh i ka shprehur “dashurinë” United

schedule17:15 - 2 Shtator, 2022

schedule 17:15 - 2 Shtator, 2022

Manuel Akanji është lojtari më i ri i Manchester City-t nga Borussia Dortmund gjatë orëve të fundit të merkatos.

Por tifozët tashmë kanë filluar pyetjet e tyre nëse mbrojtësi zvicerian do të dëshironte të kalonte në anën tjetër të Manchesterit, pas komenteve që ka bërë për United disa vite më parë.

“Modeli im i parë ishte Raul. Në atë kohë unë isha ende duke luajtur si lojtar sulmues dhe isha një tifoz i Real Madridit”, tha 24-vjeçari për Goal në vitin 2019.

“Përveç Realit, Manchester United ishte klubi im i preferuar. Kështu që në një moment idhulli im ishte Cristiano Ronaldo. Ai më bëri përshtypje me paraqitjet e tij. Unë u bëra mbrojtës vetëm në moshën rreth 17-vjeçare. Sigurisht që në atë kohë kishte shumë mbrojtës të mirë, por atëherë nuk kisha një model të qartë”, ishte komenti i mbrojtësit zviceran.

Akanji do të ketë shansin për t’u përballur me United dhe Ronaldon brenda një muaji. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!