U zunë për rrugën, shoferi i fasonerisë vret me thikë në zemër furnizuesin e marketit në Durrës

schedule16:56 - 19 Shtator, 2020

schedule 16:56 - 19 Shtator, 2020

Një konflikt për motive banale është përshkallëzuar në përdorimin e thikës duke sjellë një viktimë pasditen e sotme në Durrës. Idajet Dulla, shoferi i një furgoni mallrash është ndalur në një market në zonën e plepave, duke i bllokuar rrugën autobusit që bënte transportin e punonjësve të një fasonerie.

Në këtë moment mes tij dhe shoferit të autobusit Arbër Kote ka nisur një debat. Pas disa momentesh 33-vjeçari Dulla e ka qëlluar Koten me grusht. Ky i fundit është futur në autobus dhe ka marrë një thikë në kroskotin e tij, duke qëlluar 33-vjeçarin Dulla me thikë në zemër.

Viktima është dërguar në spitalin e Durrësit, por nuk ka mundur të mbijetojë si pasojë e plagëve të marra. Ngjarja në lagjen 13 të Durrësit, aty ku një natë më parë ndodhi sherri mes disa personave që përfundoi me një viktimë dhe një të plagosur. Kanë qenë dhjetëra banorë të zonës që kanë pasur nga afër konfliktin, duke u bërë dëshmitarë të ngjarjes./mv.abcnews.al

Viktima Idajet Dulla

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!