U zunë për patatet, punonjësja e fast food-it qëllon me armë klientin

schedule15:25 - 27 Shtator, 2023

schedule 15:25 - 27 Shtator, 2023

Një ngjarje e pazakontë sa edhe e frikshme ka ndodhur në SHBA, ku një punonjëse ka qëlluar me armë në drejtim të një klienti. E gjithë ngjarja është filmuar nga kamerat e sigurisë, ku tregojnë punonjësen e cila qëllon me armë, për shkak së në ushqimin që kishte porositur mungonin patatet.

Në një moment klienti hedh ushqimin dhe fillon një grindje verbale mes të dyve, derisa në një moment gruaja humbet durimin dhe nxjerr armën.

Por fatmirësisht, klienti largohet me shpejtësi.

Punonjësja Alonniea Ford-Theriot është në gjyq për tentativë vrasjeje, pavarësisht se personi në fjalë nuk ka pësuar dëme.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!