U zhvillua takimi vendimtar mes Romës dhe Dybala: Marrëveshja është në dorën e lojtarit

schedule20:34 - 17 Korrik, 2022

schedule 20:34 - 17 Korrik, 2022

Paulo Dybala mbetet pa skuadër pas largimit të tij nga Juventusi, megjithatë këto ditë rezultojnë të jenë veçanërisht kritike për të ardhmen e argjentinasit, pasi sot, të dielën, u zhvillua një takim me Romën.

Në veçanti, përfaqësuesit e futbollistit janë takuar me drejtuesit e Romës dhe në këtë diskutim mesa duket kanë rënë në tavolinë të dhënat financiare të marrëveshjes së mundshme mes dy palëve, me Romën që ka dëshiruar menjëherë ta blejë.

Tani, siç raporton Gianluca Di Marzio, përpjekja e bërë nga Jose Mourinho dhe Thiago Pinto është shumë e madhe për të bindur sulmuesin argjentinas të thotë “po” dhe ai thekson se vendimi i lojtarit pritet menjëherë. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!