U zhvati 340 mijë euro/ 30-vjeçarja mashtroi familjen Verracaku të përfshirë në Masakrën e Velipojës

schedule13:10 - 24 Maj, 2023

schedule 13:10 - 24 Maj, 2023

Milena Deraj u zhvati 340 mijë euro familjes Verracaku në gjyqin për masakrën në një hotel në Velipojë në vitin 2021. Babai Abedin Verracaku dhe dy djemtë Hasan dhe Abedin Verracaku i kishin dhënë 30 vjeçares shumën e majme të parave pasi u kishte premtuar se do t’i ndihmonte në procesin gjyqësor.

Kur kanë kuptuar skemën mashtruese të 30 vjeçares ata kanë kërkuar paratë mbrapsht. Milena Deraj ka denoncuar në polici se është kërcënuar dhe kanosur nga Verracakët që t’u kthente lekët. Hetuesit janë zbuluar se kërcënimet janë bërë nga djali Abedin Verracaku, i cili ka shkruar mesazhe kërcënuese.

Kujtojmë që Hasan Verracaku mbetur i plagosur në masakrën e Velipojës në vitin 2021 pas një përplasje me armë zjarri mes pronarëve të hoteleve Verracaku dhe Gocaj. Shkak për sherrin u bë vendosja e disa shezlongëve në hapësirat e dy hoteleve që janë të vendosur 50 metra në distancë nga njëri-tjetri.

Të vrarë mbetën katër persona: Kujtim Verracaku, Musaen Zeneli i cili ishte kamarier, Edmond Gocaj dhe Xhovani Gocaj ndërsa u plagosën Elmidin Dyli dhe Hasan Verracaku./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!