U zhduk para 22 vitesh, gjendet trupi i alpinistit në Peru

schedule15:53 - 9 Korrik, 2024

schedule 15:53 - 9 Korrik, 2024

Trupi i një alpinisti amerikan me origjinë sllovene William Stampfl është gjetur në mbi 6400 metra në malin Huascaràn në Peru. Burri ishte 59 vjeç kur u zhduk në qershor të vitit 2002, pasi një ortek përfshiu ekspeditën e tij.

Kufoma ishte dehidratuar dhe mumifikuar nga temperaturat e ulëta. Klima e ashpër e Andeve kishte bërë që rrobat dhe mjetet e viktimës të ishin të paprekura, brenda të cilave u gjet dhe pasaporta e tij.

Trupi i alpinistit doli pas shkrirjes së akullnajave të shkaktuara nga ndryshimet klimatike, të cilat ekspozuan kufomën.

Ky është një fenomen që po prek fuqishëm Perunë. Vendi i Amerikës së Jugut, për shkak të ndryshimeve klimatike, ka humbur më shumë se gjysmën e sipërfaqes së tij akullnajore në gjashtëdhjetë vitet e fundit. Vargmalet e Perusë verilindore, të cilat përfshijnë malin Huascarán, maja më e lartë e vendit me 6757 metra, janë destinacione popullore për alpinistët nga e gjithë bota.

Në maj, trupi i një alpinisti izraelit u gjet në të njëjtin rajon, pasi ai ishte zhdukur për një muaj. Në fillim të qershorit u gjet një tjetër trupi i pajetë i një alpinisti.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!