U zhduk në moshën 17 vjeçare, gjendet i gjallë pas 8 vitesh

schedule11:45 - 3 Korrik, 2023

schedule 11:45 - 3 Korrik, 2023

Një djalë në SHBA është gjetur 8 vite pasi ishte zhdukur. Rudy Farias ishte vetëm 17 vjeç kur u zhduk dhe 8 vjet më vonë, tani 25 vjeç, u gjet i gjallë të shtunën e kaluar.

25-vjeçari i zhdukur nga Houston thuhet se është gjetur me të prera dhe mavijosje në të gjithë trupin. Ai ishte raportuar i zhdukur në vitin 2015 dhe u ribashkua me familjen e tij të shtunën.

Rudy, atëherë 17 vjeç, u zhduk teksa ecte me dy qentë e tij pranë shtëpisë së familjes së tij. Ndërsa qentë u kthyen në shtëpi, ai nuk u kthye kurrë. I riu është tani në spital pasi qytetarët thirrën 911 kur ai u gjet i pavetëdijshëm jashtë një kishe, tha nëna e tij, sipas raporteve.

Nëna e tij tha se djali i saj ishte në “gjendje të keqe” mendërisht dhe fizikisht, por ishte mirënjohëse që ai ishte gjallë. Në kohën e zhdukjes së tij, ai vuante nga depresioni, stresi post-traumatik dhe ankthi.

Vite para se të zhdukej, vëllai i tij humbi jetën në një aksident me motor, sipas familjes së tij.

Autoritetet e kanë quajtur gjetjen e tij një mrekulli.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!