Një 14-vjeçar në Roskovec nuk ka dalë më nga lumi pasi është futur për t’u larë. I mituri ka qenë fillimisht duke peshkuar buzë lumit Seman në fshatin Suk 1 dhe dyshohet se më pas është futur për t’u larë dhe është zhdukur.
Sot pas një ditë nga ngjarja, vijojnë kërkimet për të. Polumbarët po punojnë për gjetjen e 14-vjeçarit, ndërsa shpresat që ai të gjendet i gjallë janë të pakta, pasi dyshohet të tjetër mbytur në lumë.
/abcnews.al