“U zgjuam nga krismat”/ Migena Sinani, nënë e dy fëmijëve. Dy vjeçari flinte me të ëmën kur xhaxhai i tij qëlloi me pistoletë

schedule10:34 - 8 Prill, 2023

schedule 10:34 - 8 Prill, 2023

TIRANË – Migena Sinani, është 37 vjecarja e cila sot mbeti viktimë e të shtënave me armë, nga kunati I saj, ishte nënë e dy fëmijëve 2 dhe 4 vjec, tashmë jetimeë.

Prej orës 04:00 të mëngjesit, familja Sinani në Shkozë, në periferi të Tiranës është kthyer tashmë në një skenë krimi. Në një raportim për ABC Neës, gazetari Ermal Vija tha se policia nuk e ka ende të qartë arsyet që cuan Roland Sinani të vrasë kunatën e tij, e më pas edhe veten.

Ajo ç’ka e bën edhe më të rëndë ngjarjen është fakti se fëmija vetëm 2 vjeç, ishte në një njëjtën dhomë, kur xhaxhai i tij qëlloi për vdekje me armë zjarri nënën e tij, Migena.

Në policia familjarët e viktimave kanë thënë se nuk kanë patur konflikte, ndërsa orët e para të mëngjesit, janë zgjuar pasi kanë dëgjuar krismat. Pasi qëlloi me pistoletë ndaj kunatës së tij, Roland Sinani ka dalë më pas në oborr, ku është vetëvrarë. Në raportimin e tij, mbledhur nga dëshmitë në vendngjarje gazetari Vija tha se Sinani njihej si person I qetë në zonë dhe jo problematik. Mësohet gjithashtu se Sinani ka qenë e Forcave të Armatosura, ndërsa aktualisht punonte në një servis në zonën e Ali Demit. Burime të policisë thanë se pistoleta me të cilën ai kreu krimin ishte pa leje./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!