Në moshën 25-vjeçare, Brie Duval po jetonte jetën e saj më të mirë. Ishte zhvendosur nga Australia në Kanada, gjeti punën e ëndrrave dhe kishte qenë në një marrëdhënie të shkëlqyer për katër vjet. Por gjithçka ndryshoi pas një aksidenti fatal që pësoi në gusht 2021.
Ajo u transferua menjëherë në spital dhe u konstatua se kishte një dëmtim traumatik në tru dhe shumë kocka të thyera. Brie ra në koma për 4 javë dhe mjekët i thanë nënës së saj se kishte vetëm 10 % mundësi që të mbijetonte. Për fat të mirë, prindërit nuk lejuan t’i fiknin pajisjet që e mbanin në jetë.
Brenda tre javësh ajo filloi të zgjohej. Kur më në fund u zgjua, ajo kishte një lloj amnezie, por shpejt kujtesa filloi t’i kthehej. Por ajo që pasoi e theu zemrën e saj. I dashuri i saj, me të cilin bashkëjetonte para aksidentit e kishte bllokuar në të gjitha rrjetet sociale dhe kishte gjetur një tjetër.
“Më në fund mora telefonin dhe mendimi im i parë ishte ta telefonoja dhe të shihja nëse ai e di se çfarë ndodhi, sepse ai nuk më vizitoi kurrë në spital. Doja t’i shkruaja dhe pastaj papritmas mora një mesazh nga një grua që thoshte se tani ishte me të dhe se jetonin bashkë me djalin e saj.”, tha ajo.
Brie duhej të përballej me faktin se ajo nuk mund t’i shihte prindërit e saj që ishin në Australi dhe të cilëve u ishte ndaluar të udhëtonin për shkak të pandemisë. Edhe pse prindërit e saj kërkuan leje të posaçme nga qeveria për të udhëtuar dhe për të parë vajzën e tyre, ata refuzuan kategorikisht.
/abcnews.al