Një 24-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi dyshohet se i vënë qëllimisht zjarrin koshave me mbetje urbane.
Ngjarja ka ndodhur të mbrëmjen e së shtunës, rreth orës 23:00, në lagjen “Granicë” të Gjirokastrës.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër arrestuan një shtetas 24-vjeçar, banues në Gjirokastër, pasi dyshohet se mbrëmjen e djeshme, rreth orës 23:30, në lagjen “Granicë”, i ka vënë qëllimisht zjarrin, koshave me mbetje urbane.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”“, thuhet n njoftimin e policisë.