Nga vjedhja te tentativa për vrasje, 27-vjeçari Sadikaj me precedent të theksuar kriminal

schedule15:47 - 11 Qershor, 2022

schedule 15:47 - 11 Qershor, 2022

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga atentati me tritol ndaj 27-vjeçarit, Aleksandër Sadikaj, i cili humbi jetë.

Burime për Abc bëjnë me dije se Sadikaj është person me precedent të theksuar kriminal, në fushën e vjedhjes, krimeve ndaj personit dhe narkotikëve.

27-vjeçari kishte lindur në Berat dhe banonte në Tiranë, Ai ishte person me precedent të theksuar kriminal, në fushën e vjedhjes, krimeve ndaj personit dhe narkotikëve. Ky shtetas aktualisht nuk ishte në kërkim.

Ngjarjet për të cilat akuzohej

٠Më 09.04.2011 është arrestuar në Berat, pasi, së bashku me një person tjetër kanë tentuar të vjedhin në subjektin AlbTelecom-Berat;

٠Më 30.04.2011 është shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Vlorë, pasi Gjykata e Vlorës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim;

٠Më 31.05.2017 është shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Nr.2 Tiranë, pasi Gjykata e Tiranës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të rendit publik”. Më 23.08.2018, Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 8 muaj burgim, për këtë vepër;

٠Më 29.05.2017 është shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Nr.2 Tiranë për veprat penale “Goditje për shkak të detyrës”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të rendit publik”;

٠Më 09.07.2019 është shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Sarandë, pasi në bashkëpunim me një shtetas tjetër, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë plagosur me thikë shtetasin A. D., duke i shkaktuar dëmtime serioze në trup. Më datë 30.07.2019, për këtë ngjarje, Gjykata e Sarandës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë.

٠Gjithashtu, për këtë shtetas, disponohen informacione në rrugë operative se kryente veprimtari kriminale edhe në fushën e narkotikëve.

Aleksandër Sadikaj, 27-vjeç humbi jetën pasi makina  e tij shpërtheu teksa ishte në lëvizje në aksin Elbasan-Tiranë, në hyrje të kryeqytetit. Ngjarja ndodhi rreth orës 13:35, në afërsi të TEG-ut. Ai fillimisht doli me shenja jete nga makina, por me gjymtyrët e këputura.  U transportua me urgjencë në spital, ku humbi dhe jetën./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!