Kthehet trupi i Faton Hajrizit/ I riu nga Kosova u arratis nga burgu dhe u vra në Serbi

schedule10:14 - 9 Gusht, 2024

schedule 10:14 - 9 Gusht, 2024

Këtë të premte autoritetet serbe kanë kthyer trupin e Faton Hajrizit në territorin e Kosovës. 35 vjeçari, Shqiptar I Kosovës u vra nga autoritetet Serbe ne 19 korrik pasi me 18 korrik ai vrau një polic Serb dhe plagosi një tjetër me armë Zjarri ne Llozhnicë.

Nëna e 35 vjeçarit ka identifikuar trupin e të birit dhe ka konfirmuar se është trupi i pajetë i Faton Hajrizit ai që kanë sjellë autoritetet Serbe në Kosovë.

Instituti i Mjekësisë Ligjore në Kosovë i ka bërë autopsinë trupit të pajetë të 35 vjeçarit dhe përgjigja zyrtare  mbi shkakun e vdekjes së tij pritet të jepet në orët në vijim.

I arrestuar për here të parë në vitin 2000 për vrasjen e një ushtari Rus të misionit paqeruajtës të KFOR-it, Faton Hajrizi nga Komuna e Skënderat në Kosovë kishte një histori të gjatë kriminale dhe ishte i famshëm për disa arratisje nga burgjet e Kosovës.

Arratisja e tij e fundit nga institucionet  e vuajtjes së dënimit ishte arratisja nga burgu më 6 korrik, përpara se të kryente edhe vrasjen e policit serb.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!