U vra nga vjehrri se nuk e donte për nuse, familjarët përcjellin Merushen në banesën e fundit

schedule10:11 - 13 Prill, 2022

schedule 10:11 - 13 Prill, 2022

Familjarët e Merushe Hazizit e masakruar me thikë në fshatin Vidhisht të Roskovecit në Fier nga vjehrri i saj Xhevair Hoxha e kanë dhënë sot lamtumirën e fundit. Abc ka shkuar në fshatin e të resë, në Kortezh ku shihen të afërm dhe familjarë njerëz që e përcjellin drejt banesës së fundit.

Xhevair Hoxha nuk e pranoi kurrë bashkëjetesën e të birit, Fatjonit me Merushe Hazizin. Prej tre vjetësh ata kishin debate të vazhdueshme deri sa dje 61 vjeçari e masakroi me thikë 30 vjeçaren në tualetin e banesën e tyre në fshatin Vidhisht të Roskovecit. Pasi kreu krimin u vetëvar në këtë pemë që ndodhet në pjesën e pasme të shtëpisë.

Lexo edhe: EKSKLUZIVE/ La gruan me 1 fëmijë, mori Merushen me 3: Xhevairi ishte betuar për ta vrarë. Nga tradhtia e të birit te tragjedia me dy viktima

Duke mos përballuar dot sherret Fatjoni me Merushen për dy vjet jetuan me qira në Fier. Por disa javë më parë u kthyen në fshat. Mes tyre dhe Xhevairit kishte nisur një tjetër konflikt ai për pronësinë e shtëpinë. Këtë e pohon dhe bashkëshortja e autorit të krimit, e cila po pastron gjurmët e gjakut.

Lexo edhe: VIDEO/ I shoqi vrau bashkëjetuesen e djalit, nënë e 3 fëmijëve, vjehrra nuk mjaftohet: Ajo ishte shkaku që djali na la nusen me fëmijë

Të afërm dhe fqinjë të familjes Hoxha thanë se e nuk e kishin marrë seriozisht Xhevairin kur ju thoshte se nëse nusja kthehej në fshat do ta vriste. Para se të njiheshin Merushja dhe Fatjoni kanë qenë të martuar. 30 vjeçarja nga martesa e parë ka tre fëmijë që I po I rrit ish burri. Ndërsa Fatjoni një fëmijë kujdestarinë e të cilit e ka marrë ish bashkëshortja.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!