U vra nga vëllai, 58-vjeçarja erdhi për pushime nga Gjermania, autori probleme me bixhozin dhe alkoolin

schedule09:41 - 7 Qershor, 2021

schedule 09:41 - 7 Qershor, 2021

Diana Vukaj, 58-vjeçarja që u ekzekutua me armë zjarri nga i vëllai në banesën e saj në Shkodër kishte ardhur nga Këlni i Gjermanisë me datë 4 qershor. Burime bëjnë me dije se ngjarja e rëndë në Shkodër është zbuluar nga telefonata në sallën operativë të policisë, e cila pas kontrollit e ka gjetur 58-vjeçaren të vrarë me silenciator në dhomën e saj të gjumit.

Gazetari Simon Shkreli raporton për ABC se Vukaj kishte 25 vite që jetonte në Gjermani dhe vazhdimisht e ndihmonte të vëllanë i cili kishte probleme me alkoolin dhe bixhozin.

Pas kthimit nga Gjermania ajo është ndalur për të qëndruar në shtëpinë e saj në Shkodër dhe për pak ditë do të nisej për në shtëpinë e saj të pushimit në Velipojë.

Ajo ka marrë një grua për të pastruar dhe sistemuar banesën në Shkodër. Kjo e fundit e ka telefonuar për disa herë gjatë të shtunës dhe të dielës por 58-vjeçarja nuk është përgjigjur. Më pas zonja ka komunikuar me një mikeshë të viktimës dhe më pas në orën 22:30 të së dielës ka telefonuar sallën operative.

Diana Vukaj është gjetur e vrarë në banesë ndërsa i vëllai është kapur në rrugën e lagjes. Nga këqyrja e vendit të ngjarjes është gjetur edhe arma e zjarrit tip pistoletë me silenciator e cila dyshohet se është përdorur në kryerjen e krimit të rëndë. /mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!