Rusia i ka dhënë një urdhër guximi pas vdekjes Darya Duginas, vajzës së filozofit ultra-nacionalist me ndikim Alexander Dugin, sipas një dekreti të nënshkruar nga Presidenti Vladimir Putin.
Duginas iu dha nderimi “për guximin dhe vetëmohimin e treguar në kryerjen e detyrës së saj profesionale”, thuhet në dekret.
Në dekret thuhet se ajo u shpërblye për punën e saj si korrespondente për Tsargrad Media, shkruan CNN.
Rusia ka fajësuar shërbimin ukrainas të sigurisë për shpërthimin e makinës me bombë që vrau Duginan. Ukraina ka mohuar çdo përfshirje në shpërthim. /abcnews.al