U vra nga policia, protestuesit shkruajnë emrin e Klodian Rashës tek “Muri i Kujtesës”

schedule17:34 - 9 Dhjetor, 2020

schedule 17:34 - 9 Dhjetor, 2020

Në “Murin e Kujtesës” ku janë të shënuar në formë simbolike me yje, efektivët e policisë të rënë në krye të detyrës, është shkruar emri i Klodian Rashës.

Emri i 25-vjeçarit është shkruar nga protestuesit që janë mbledhur mbrëmjen e së mërkurës për të treguar revoltën e tyre pas vrasjes së Rashës nga një efektiv i “Shqiponjave”.

Protesta vijon akoma, dhe demostruesit nga Ministria e Punëve të Brendshme janë zhvendosur tashmë tek Kryeministria.

Përgjatë Murit të Kujtesës është shkruar emri i të riut me shkronja të mëdha, data e vrasjes si dhe një mbishkrim “RIP”, u prehsh në paqe. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!