U vra nga i dashuri dhe u gjet e murosur në Spanjë/ I jepet lamtumira e fundit të resë shqiptare, e ëma: Kam vdekur bashkë me të

schedule22:10 - 18 Nëntor, 2023

schedule 22:10 - 18 Nëntor, 2023

Sibora Gagani, e reja shqiptare u vra nga i dashuri i saj rreth 9 vite më parë. Ajo ishte vetëm 22-vjeç kur u pa për herë të fundit. Shqiptares i është dhënë lamtumira e fundit nga familja dhe të afërmit. Trupi i pajetë i saj u gjet rreth 5 muaj më parë i murosur në një apartament në Torremolinos, në Spanjë.

Nëna e Siborës mes lotësh dhe dhimbjes i ka dhënë lamtumirën e fundit në Itali vajzës së saj, ndërsa shprehet se është e shkatërruar dhe se bashkë me vajzës edhe ajo ka vdekur.

“Marco shkatërroi jetën e vajzës time, por në të njëjtën kohë mori edhe jetën time. Zemra ime ka vdekur bashkë me të”, shprehet ajo.

Këto janë fjalët e një nënë e cila për nëntë vite nuk kishte asnjë informacion për vajzën e saj dhe më pas merr vesh lajmin e kobshëm se të bijën ia kishin vrarë dhe zbulon se trupi ishte murosur në një apartament.

Ishte pikërisht vrasja e një gruaje tjetër, më 17 maj, nga i njëjti burrë në të njëjtin qytet, ajo shkaktoi edhe njëherë rihetim të ngjarjes, dhe pas kontrolleve të vazhdueshme policia arriti të gjente trupin e Siborës.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!