U vra nga bashkëshorti me sëpatë, familjarët i dhanë sot mësueses në Kosovë lamtumirën e fundit

schedule20:57 - 26 Nëntor, 2022

schedule 20:57 - 26 Nëntor, 2022

Familjarët dhe miqtë i kanë dhënë sot lamtumirën e fundit mësueses, Sadije Godeni e cila dyshohet se u vra të premten, 25 nëntor, nga bashkëshorti i saj me sëpate në Kosovë.

70-vjeçari u vetëdorëzua në policia pasi vrau të shoqen.

Ceremonia e varrimit të së ndjerës u mbajt në orën 14:00, në varrezat e qytetit në Prishtinë.

E ndjera ishte arsimtare e lëndës së Gjeografisë në Shkollën Fillore “Dardania ” në kryeqytet.

Sot, Gjykata Themelore e Prishtinës i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh Izet Godenit, i cili dyshohet se e vrau me sëpatë gruan e tij./Abcnews.al/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!