U vra nga babai në Tiranë, familjarët tërheqin trupin e palestinezes

schedule14:49 - 22 Prill, 2025

schedule 14:49 - 22 Prill, 2025

Familja e palestinezes e cila u vra nga babai i saj në Tiranë, ka tërhequr trupin e të resë nga Instituti Mjekesise Ligjore. Gazetarja Bleona Sari tha për ABC News se familja e të resë ka dërguar një avokat në Shqipëri i cili ka tërhequr trupin e pajetë të së resë. Trupi i Rayyan Alwan është dërguar në Liban dhe më pas është dërguar në Berlin ku edhe është varrosur.

Vrasja e 24-vjeçares Rayyan Alwan dyshohet se ndodhi për çështje nderi. Burime për Abc News thanë se sipas verifikimeve rezulton se më datën 26 shkurt, të këtij viti një ditë para zbardhjes së ngjarjes në Tiranë, nëna e viktimës ka bërë një kallëzim në polici, në Gjermani pasi ka pretenduar se shantazhohej me një video intime të vajzës së saj, ku në këmbim i kërkoheshin para.

Nëna e 24-vjeçares është shprehur se nuk e përjashton mundësinë që pas këtij shantazhi të qëndronte vet vajza, këtë gjë e ka dyshuar për shkak se vajza më herët ka dërguar disa shuma parash, por ka dashur ti kryejë veprimet e vetme, çka ka bërë që nëna të ketë dyshime.

Teksa shprehet se ka qenë në dijeni që bashkëshorti i saj me vajzën kanë udhëtuar në Shqipëri më 19 shkurt, gjatë këtij udhëtimi dyshohet se vajza e ka vënë në dijeni babain e saj për videon me të cilën po shantazhohej./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!