Një ditë pasi u vra nga 17-vjeçari Florian Pervathi, familja e viktimës Lek Lekgjinaj në Lezhë ka hapur dyert e mortit.
Ngjarja tronditëse ndodhi ditën e djeshme, ku adoleshenti me një pistoletë me mulli, iku pranë banesës së Lek Lekgjinajt dhe e qëlloi atë për vdekje me disa plumba. Pas vrasjes 17-vjeçarit iu vunë prangat, ndërsa sot, një ditë pas krimit duke se ai nuk ka ndryshuar asgjë në mendjen e tij, pasi para hetuesve nuk ka shfaqur shenja pendese.
Adoleshenti ka pranuar në polici se vrasjen e kreu për gjakmarrje, për të marrë në këtë mënyrë hakun e babait të tij. Në vitin 2009 vëllai i viktimës së djeshme ka vrarë babin e 17-vjeçarit, i cili asokohe ishte shumë i vogël. Floriani humbi edhe nënën sepse ajo u vetëhelmua pasi i vranë të shoqin.
I rritur pa të dy prindërit, duke se 17-vjeçari e ka pasur motiv për të vënë në vend sipas tij drejtësinë e munguar. /abcnews.al/