U vra me breshëri plumbash, 31-vjeçari i përfshirë në përplasje me armë, si u lirua nga gjykata

schedule16:01 - 3 Mars, 2021

schedule 16:01 - 3 Mars, 2021

Tauland Gjikaj, 31-vjeçari i ekzekutuar mesditën e sotme në Vlorë rezulton i përfshirë në një përplasje me armë në Vlorë në shkurt të vitit 2018. Ngjarja e tre viteve më parë ndodhi në lagjen “28 Nëntori”, pranë Kishës Ortodokse në Vlorë.

Nga kjo ngjarje mbetën të plagosur tre persona. Gjikaj u arrestua bashkë me dy persona të tjerë me akuzën e armëmbajtjes pa leje dhe tentativës së vrasjes. Policia njoftoi asokohe se dy grupet rivale që u përplasën me armë teksa po lëviznin me dy automjete të ndryshme.

Në muajin Mars ndaj Gjikës ndryshoi masa e sigurisë nga “arrest me burg” në arrest shtëpie. Edhe pse ishte në arrest shtëpiak ai u kap nga policia e Vlorës pak muaj më vonë, konkretisht në qershor të vitit 2018, duke lëvizur me armë në makinë. Policia njoftoi se ishte arrestuar Taulant Manaj, një prej mbiemrave që përdorte viktima i atentatit të sotëm.

Pas arrestimit në muajin qershor për armëmbajtje pa leje, gjykata e la sërish në arrest shtëpie. Në muajin shtator të atij viti gjykata e ndryshoi sërish masën e sigurisë duke e lënë në burg.

Vrasja që tronditi Vlorën ndodhi mesditën e sotme, pasi një person doli nga një automjet duke qëlluar në drejtim të viktimës me breshëri plumbash. Gjikaj u dërgua menjëherë në spital por nuk mundi të mbijetojë për shkak të plagëve të marra./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!