Mimoza Paja kishte 10 ditë që kishte filluar punë në lokalin e Fatjon Muratit. 58 vjeçarja, e cila punonte si banakiere u vra aksidentalisht nga të shtënat me armë gjatë mbrëmjes së djeshme. Policia dyshon se objektiv i atentatit ishte Fatjon Murati, i cili kishte pak kohë që ishte liruar nga burgu.
E plagosur mbeti edhe mbesa e 60 vjeçares si edhe pesë të tjerë. Nga hetimet rezulton se Fatjon Murati është larguar nga Kosova për në Turqi. Sakaq, vetëm pak më parë është gjetur i djegur një automjet tip “BMW” në zonën e Bubqit. Brenda automjetit totalisht të shkrumbuar, janë gjetur dy armë zjarri të llojit kallashnikov.
Dyshohet se mjeti dhe armët janë përdorur në ngjarjen në lokalin në “Don Bosko”./abcnews.al