Një kurorë plastike e përdorur nga Notorious BIG është shitur për 594,750 dollarë në ankand. Kurora plastike e përdorur nga reperi në foton ikonike “King of New York” tre ditë para vdekjes së tij në 1997, tejkaloi shifrën e paracaktuar prej rreth 300,000 dollarësh.
Cassandra Hatton, nënkryetarja në departamentin e librave dhe dorëshkrimeve të “Sotheby”, tha: ‘Ne jemi të entuziazmuar me rezultatet e ankandit historik të hip hopit në New Jork, vendlindja e hip hopit. Ndërkohë, fotografi Barron Claiborne që realizoi fotografinë u shpreh për New York Post se “pa Biggie, kurora nuk do të vlente. Kam paguar vetëm gjashtë dollarë për të. “
Në ankand u shfaqën edhe disa letra dashurie nga rivali i tij Tupac Shakur, të shkruara kur ishte vetëm 16 vjeç. Biggie Smalls, emri i vërtetë i të cilit ishte Christopher Wallace, ishte vetëm 24 vjeç kur u qëllua për vdekje ndërsa ishte në makinën e tij gjatë rrugës për në shtëpi.
Tupac u vra gjithashtu në moshën 25 vjeçare pasi u qëllua në makinën e tij pas një sherri në një kazino në Las Vegas. xh.d/abcnews.al