U vlerësua nga Mattarella, studentja shqiptare: Ju tregoj sekretin e suksesit

schedule09:50 - 24 Janar, 2023

schedule 09:50 - 24 Janar, 2023

Me origjinë nga Durrësi dhe banuese në Taranto të Italisë, Rahela Pashaj  mund të quhet një histori suksesi në Itali. Studentja shqiptare, ishte në listën e 25 më të mirëve në Itali, ndërsa është vlerësuar nga Presidenti italian, Sergio Mattarella me çmimin “Alfiere del Lavoro”.

Në një lidhje Skype nga Italia për “ABC e Mëngjesit”, Rahela tregoi vështirësitë e para me të cilat u përball në Itali, ndërsa tha se shkollën nuk e sheh si detyrim, por si një mundësi për të ardhmen. Rahela Pashaj  sot studion në një prej universiteteve më të mira të Europësm “Bocconi” në kursin “Ekonomi dhe Financa Ndërkombëtare”.

“Kam jetuar në Durrës deri në moshën 11 vjecare, më pas për shkak të punës së prindërve të mi kemi lëvizur në Itali. Atje nisa klasën e gjashtë. Përshtatja ka qenë sfiduese, sidomos me gjuhën, por si përfundim ia kemi dalë. Kam kryer liceun shkencor, në Shqipëri kam qenë deri në klasën e pestë.

Përpara se të më zgjidhnin, më është dashur të kaloj një proces seleksionimi. Ishim rreth 3 mijë studentë në garë, aspekti që dha kontributin më të madh që unë të merrja këtë cmim ishte mesatarja. Kam patur mesataren 10 për gjithë vitet e liceut shkencor, por edhe disa eksperienca të ndryshme. Sekreti i suksesit është disiplina, shkollën nuk e kam parë si detyrim, por si një mundësi shumë të madhe që na jepet.” tha ndër të tjera, Rahela për “ABC e Mëngjesit”

Çmimi “Alfieri del Lavoro” u krijua në vitin 1961, me rastin e njëqindvjetorit të Bashkimit të Italisë dhe vitin e kaluar festoi 60-vjetorin e tij./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!