Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Tiranë, vetëplagoset i riu/ Arrestohet në spital, në pranga dy shokët, fshehën ngjarjen

schedule09:20 - 18 Maj, 2025

schedule 09:20 - 18 Maj, 2025

Pas njoftimit të marrë se rreth orës 01:20, datë 18.05.2025, në spital  kishte shkuar për mjekim,një shtetas i dëmtuar në këmbë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 nisën hetimet dhe në përfundim të tyre arrestuan shtetasit:

Kristjan Kacori, 28 vjeç, Airold Cami, 33 vjeç dhe Arnold Malci, 30 vjeç, të tre banues në Tiranë. Si dhe shpallen në kërkim shtetasin E. E., 41 vjeç, banues në Kucovë.

Nga hetimet e deritanishme dyshohet se 28-vjeçari është vetëplagosur aksidentalisht, në ambientet e një lokali në Komunën e Parisit, me një armë zjarri, të cilën e posedonte pa leje.Aktualisht, ky shtetas është në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.



Ndërkohë, shtetasit Airold Cami dhe E. E, kanë marrë armën e zjarrit dhe gëzhojën dhe i kanë fshehur në një ambient jashtë lokalit, ndërsa shtetasi Arnold Malci(kamarieri i lokalit) ka fshirë vendin e ngjarjes.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!