Dani Alvesh do të largohet nga Barcelona me të mbaruar kontrata më fund të qershorit, pasi katalanasit ia kanë bërë të qartë lojtarit se nuk do të rinovojnë kontratën për sezonin e ardhshëm.
Menjëherë pas të mërkurës, ditë kur klubi i komunikoi vendimin 39-vjeçarit, zërat e lidhën atë me Mallorcan, teksa thuhet se Alves i është vetëofruar për të luajtur sezonin e ri.
Thashetheme këto që ka qenë vetë lojtari brazilian ai i cili ka mohuar zëra të tilla duke i quajtur gënjeshtra, ndërsa Alves kërkon të vazhdojë karrierën e tij në 5 ligat kryesore europiane pasi kërkon të luajë në “Katar 2022”.
“Gënjeshtra! Faleminderit!”, ka shkruar Alves në llogarinë e tij në Twitter.
Mentira!!! Gracias!! ? !! https://t.co/3hiL8WrFrj
— Daniel Alves (@DaniAlvesD2) June 17, 2022
/f.a/abcnews.al