U vetëdorëzua, Gjykata jep masën e sigurisë për autorin e vrasjes së 20 vjeçarit në Tiranë

schedule09:58 - 22 Prill, 2023

schedule 09:58 - 22 Prill, 2023

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg 18-vjeçarin Axel Hoxhaj të arrestuar për vrasjen e Stiven Toshkëzit. Hoxhaj nuk dha sqarime në sencën me dyer të mbyllura, por u mbrojt vetëm nga avokati.

Në ambjentet e gjykatës ishin të pranishëm edhe familjarët e viktimës, pasi nuk u lejuan në sallë për shkak se procesi u zhvillua me dyer të mbyllura.

 

Prokuroria e akuzon atë për vrasje me deshja dhe mbajtje pa lejë e armëve te ftohta. Nga hetimet dhe pamjet e kamerave të sigurisë ka rezultuar se, Hoxhaj është personi që konfliktohet me Toshkëzin duke e goditur me thikë dhe si pasojë e plagëve ta marra i shkaktoi edhe vdekjen.

Ai u vetëdorëzua në policinë e Tiranës një ditë pas ngjarjes së rëndë. Paraditen e së premtes gjykata la në burg edhe 18-vjeçarin Evis Maze me akuzën e vrasjes së kryer në bashkëpunim.

Edhe pse Maze pretendoi se nuk kishte lidhje me ngjarjen dhe në të njëjtën kohë nuk ishte në dijeni të konflitkit mes bashkëkoshatarëve, gjykata e la në burg deri në përfundim të hetimeve. Konflikti mes të rinjve nisi për ngacmimin e një vajze.

Kjo e fundit ka treguar përballë hetuesve se ishte në një lidhje me 20-vjeçarin por është ngacmuar nga shoku i dy adoleshentëve, Arbër Murataj. Madje pak ditë para ngjarjes së rëndë, Murataj është konflitkuar me Stiven Toshkëzin pranë Rrugës së Elbasanit./abcnews.al