U vaksinua e para, 90-vjeçarja britanike merr dozën e dytë të vaksinës

schedule16:21 - 29 Dhjetor, 2020

schedule 16:21 - 29 Dhjetor, 2020

Margaret Keenan, 90-vjeçarja, e cila është britanikja e parë që mori vaksinën e koronavirusit rreth tre javë më parë, sot mori dozën e dytë në Spitalin Universitar Coventry.

Autoritete angleze njoftuan më 8 dhjetor se e moshuara do të marrë pas 21 ditësh injeksionin tjetër të vaksinës Pfizer-BioNTech.

“Ne jemi shumë të kënaqur që e mirëpresim Margaret Keenan përsëri në Spitalin Universitar Coventry për të marrë dozën e dytë të vaksinës në mënyrë të sigurt “, tha profesori Andy Hardy , Drejtori Menaxhues i Spitalit Universitar. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!