U ul në dhomën e ngrënies dhe pa çdo gjë nga televizioni, Donald Trump nuk bëri asnjë lëvizje teksa sulmohej Kapitoli

schedule09:33 - 22 Korrik, 2022

schedule 09:33 - 22 Korrik, 2022

Ish-presidenti amerikan Donald Trump i pa nga televizioni në Shtëpinë e Bardhë, trazirat që po ndodhnin në Kapitol në 6 janar.

Ai injoroi fëmijët dhe ndihmësit e tij, të cilët iu lutën që të qetësonte turmën, sipas gjetjeve më të fundit në një hetim të Kongresit.

“Ai zgjodhi të mos veprojë”, tha Adam Kinzinger, një nga dy republikanët në komitetin e udhëhequr nga Demokratët.

Në seancën dëgjimore u tha gjithashtu se Trump nuk bëri asnjë telefonatë të vetme me personelin e zbatimit të ligjit ose të sigurisë kombëtare.

Sipas hetimeve, ai ishte i motivuar nga “dëshira e tij egoiste për të qëndruar në pushtet”, raporton BBC.

Të enjten mbrëma, komiteti i përzgjedhur i Dhomës së Përfaqësuesve përdori seancën e tij të tetë të verës për të hartuar një afat kohor të aktiviteteve të Trump mbi 187 minuta më 6 janar 2021, ndërsa një turmë e mbështetësve të tij bastisi Kongresin.

Paneli po kërkon të ndërtojë një skenar se Trump, veproi në mënyrë të paligjshme në një përpjekje për të përmbysur humbjen e tij nga Joe Biden në zgjedhjet presidenciale të nëntorit 2020.

Anëtarët e komitetit kanë sugjeruar se mund të ketë prova të mjaftueshme për të akuzuar Trump për pengimin i një procesi zyrtar të Kongresit, komplot për të mashtruar popullin amerikan ose ngatërresa të dëshmitarëve.

Çdo ndjekje e mundshme e Trump do të drejtohej nga Departamenti i Drejtësisë. Por disa komentues kanë sugjeruar se këshilla e dhënë nga Prokurori i Përgjithshëm Merrick Garland që kërkon që prokurorët të marrin miratimin përpara se të nisin hetimet e ndjeshme politikisht, do të thotë se nuk ka gjasa që Trump të përballet ndonjëherë me gjyq.

Trump, i cili ka lënë të kuptohet se mund të kandidojë sërish për president në vitin 2024, e ka hedhur poshtë hetimin, duke pretenduar se është  krijuar për të shkëputur amerikanët nga “katastrofa” e qeverisjes demokratike.

Në seancë u tha se ish-presidenti Trump kishte parë mbulimin e trazirave në Fox Neës në dhomën e ngrënies private në Shtëpinë e Bardhë për më shumë se dy orë e gjysmë.

“Presidenti Trump u ul në tryezën e tij të ngrënies dhe e pa sulmin në televizion, ndërsa stafi i tij më i lartë, këshilltarët më të afërt dhe anëtarët e familjes iu lutën të bënte atë që pritet nga çdo president amerikan”, tha Elaine Luria, një demokrate nga Virxhinia. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!