Chelsea u mposht 1-0 nga Dinamo Zagreb në ndeshjen e parë të fazës së grupeve të Champions League. Një disfatë që nuk pritej të ndodhte nga blutë e Londrës të cilët shiheshin si favoritë të këtij takimi.
Thomas Tuchel provoi të gjithë “gurët” në këtë sfidë, ndërsa i dha mundësinë e debutimit edhe sulmuesit shqiptar Armando Brojës, por as ky i fundit nuk mundi të ndryshonte rrjedhën e lojës.
Pas ndeshjes timonieri i bluve ka shpërthyer ndaj të tijve duke theksuar se ishte një paraqitje e tmerrshëm nga e gjithë skuadra.
“Jam i zemëruar me veten time, jam i zemëruar për paraqitjen. Kjo ishte një paraqitje e tmerrshme nga të gjithë ne. Nuk ishim mjaftueshëm preciz, nuk ishim mjaftueshëm agresivë. Nuk funksionojë asgjë, ndaj humbëm”, u shpreh Tuchel. /f.a/abcnews.al