“U tregua legen”, flet për herë të parë kampioni për sherrin në ndeshjen e Nurjas. Hysa sot prapë në ring

schedule12:03 - 28 Nëntor, 2023

schedule 12:03 - 28 Nëntor, 2023

Në emisionin “ABC e Mëngjesit”, boksieri Nelson Hysa ka folur për sfidat me të cilat përballet në këtë sport.

Gjatë kësaj interviste, Hysa tregoi se ditën e sotme do të zhvillojë një tjetër ndeshje, dhe se është i përgatitur për të fituar. Gjithashtu ai është ndalur edhe tek sherri në ndeshjen e Nurjas, ku edhe mori plagë në vetull.

“Sot kam ndeshje me Casseres është nga Amerika e Jugut, një nga boksierët e fortë që po lufton në Europë dhe për momentin në këtë aktivitet është boksieri më i mirë. Është kundërshtari im më i fortë. Unë kam kohë që stërvitem dhe presim të marrim frytet. Para dy javësh kishte një ndeshje, fitova, por pata një dëmtim të rëndë në sy. Por u rikuperua shpejt falë punës së mjekëve dhe stafit dhe sot jam i gatshëm 100% për të vazhduar. Dëtimin e kisha në vetull, ka qenë një çarje e madhe me pesë qepje. Shpresoj që sot të mos kem dëmtim”, ka treguar ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!