Studentja shqiptare Silva Doçi që studionte në Uhan të Kinës ka dalë nga karantina, pasi qendroi 14 ditë në një spital në Ankara. Nga analizat ajo ka rezultuar negative, pra nuk është e prekur nga koronavirusi.
Më 1 shkurt, me një avion ushtarak turk u evakuuan 42 persona nga Uhani, mes të cilëve 32 shtetas turke, gjashtë azerbajxhanas, tre gjeorgjianë dhe studentja shqiptare Silva Doçi. Fatmirësisht asnjëri prej tyre nuk ka rezultuar i infektuar me virusin që ka marrë qindra jetë në Kinë.
Qeveritë në Azerbajxhan, Gjeorgji dhe Shqipëri falenderonin Turqinë, për ndihmën që u dha shtetasve të tyre. Anadolou Agency raporton se në Turqi nuk është konfirmuar asnjë rast me koronavirus, por se autoritetet janë në gadishmëri të lartë. /abcnews.al