“U thyen protokollet”/ Sulmi ndaj kryeministrit sllovak, Karamuço: Mësim për të gjithë udhëheqësit, të respektojnë masat e sigurisë

schedule21:29 - 16 Maj, 2024

schedule 21:29 - 16 Maj, 2024

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço thotë se në rastin e sulmit me armë ndaj kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico, pati një thyerje të të gjitha protokolleve të sigurisë nga ai dhe stafi që e shoqëronte.

Në emisionin “360 gradë’ në ABC News, Karamuço u shpreh se nëse do të ishin marrë masat e duhura të sigurisë, kryeministri sllovak nuk do të ishte qëlluar drejtpërdrejt.

Sipas Karamuços, ky rast duhet të shërbejë si një mësim i madh edhe për udhëheqësit e tjerë.

“Në vitin 1998, shërbimet sekrete amerikane vijnë për herë të parë pas vitit 1997 dhe bëjnë marrjen e disa prej rojeve personale të presidentit, kryeministrit në atë kohë dhe i bëjnë një trajnim.  Gjëja e parë që u kërkoi në trajnim ishte, a e dini ju grupin e gjakut të presidentit dhe të kryeministrit shqiptar? Ata i ngritën supet të gjithë. Atëherë tha ai, fillojmë? Pse? Sepse këto ne i kemi shkruar me gjakun e udhëheqësve tanë. Këto manuale dhe këto procedura standarde sigurie, ne i kemi nga ata që na kanë vdekur. Këshilla e dytë ishte, që mbrojtja e afërt trupore, ruan vetëm 4%, 96% je i vdekur. Kjo është e dyta, aksioma e dytë. Pse? Sepse ulet përqindja e riskut në rast se zhvillohet rrethi i parë, rrethi i dytë, rrethi i tretë, lartësistë dhe mbi të gjitha inteligjenca. Të gjitha këto bashkë ulin mundësinë që një person mund të qëllojë drejtpërdrejt një personalitet të lartë.

Aty ka thyerje të të gjitha protokolleve. Këto janë gjëra që kanë dilemë shumë të madhe, midis analizave të riskut që bëjnë këto institucione. Garda duhet të jetë edhe organ inteligjent. Dua të them këtë. Ky është një mësim i madh për të gjithë udhëheqësit, përfshirë edhe këta tanët këtu. Është shqetësim i madh, sepse edhe kur u çojmë këtyre, duhet të jenë këto masa sigurie që duhet t’i respektosh, ai thotë jo. Pse? Sepse do të hiqet i zakonshëm, do të japë mesazhin që nuk kam frikë. më mbështet i gjithë populli. Këto janë një dilemë e madhe që pastaj faturën e mbajnë këto rojet”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!