U tha shqiptarëve të bllokuar në kufij që të kthehen në shtëpi, Haki Çako fotografohet në jug

schedule12:22 - 16 Gusht, 2020

schedule 12:22 - 16 Gusht, 2020

Një ditë pasi këshilloi qytetarët e bllokuar prej disa ditësh në Kakavijë që të kthehen në shtëpi, kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako është fotografuar në fshatin turistik të Vunoit.

Çako u shpreh dje për mediat se po punohet për normalizim të situatës, ndërkohë që një ditë pas kësaj deklarate është parë të pushojë pranë bregdetit.

Ai është fotografuar në një kafene në Vuno, ku pak ditë më parë u pa kryeministri Edi Rama bashkë me bashkëshorten dhe djalin.

Situata në Kakavijë paraqitet problematike, ku pavarësisht se radhët e automjeteve janë ulur, ndërprerja e punës nga pala greke për shkak të plotësimit të kuotës prej 750 personash, ka lënë në pritje qindra qytetarë.

Kjo masë kufizuese ishte parashikuar të hynte në fuqi nga dita e nesërme, por sot pala greke doli me vendim të tij duke ndërprerë punën në Kapshticë dhe Kakavijë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!