Pas deklaratës së SHBA-së mbi akuzat se presidenti rus, Vladimir Putin, po mashtrohet nga këshilltarët e tij në lidhje me Ukrainën dhe sanksionet, ka reaguar menjëherë Kremlini, sipas BBC.
Në konferencën e tij të përditshme, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se as Departamenti i Shtetit dhe as Pentagoni nuk kanë informacion për atë që po ndodh në të vërtetë.
“Ata thjesht nuk e kuptojnë se çfarë po ndodh në Kremlin.” Ata nuk e kuptojnë Presidentin Putin, nuk e kuptojnë se si merren vendimet dhe nuk e kuptojnë stilin e punës sonë,” tha ai.
Peskov shtoi se kjo deklaratë ishte shqetësuese sepse mund të çojë në vendime të gabuara me pasoja të rënda.
/abcnews.al