U tha se janë ndarë, këngëtari shqiptar publikon foton me të fejuarën

schedule10:34 - 6 Gusht, 2022

schedule 10:34 - 6 Gusht, 2022

Prej disa javësh në mediat rozë, u përfol se këngëtari Art Abazi është ndarë nga e fejuara e tij, Rreze Qerreti. Gjithçka nisi pasi hoqën njëri-tjetrin nga rrjetet sociale dhe fshin të gjitha fotografitë e përbashkëta nga Instagrami.

Mirëpo, duket se ky lajm nuk është i vërtetë, pasi këngëtari ka treguar se janë bashkë. Arti ka publikuar disa foto në Instagram ku shfaqet me partneren dhe ka konfirmuar se janë bashkë.

“Të “ndarë” nga mediat padrejtsisht, të bashkuar prej vitesh, përjet’sisht”, ka shkruar ai.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by ART ABAZI (@art_abazi)

Ndërkohë, të shumta kanë qenë edhe reagimet e fansave. Madje disa prej tyre e konsideruan si ribashkimin e tyre./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!