U tha se bjellorusët rikthyen energjinë elektrike në Çernobil, Ukraina e mohon

schedule15:35 - 11 Mars, 2022

schedule 15:35 - 11 Mars, 2022

Një ditë më parë Ministri e Energjisë në Rusi njoftoi se specialistët bjellorusë rikthyen furnizimin me energji elektrike në termocentralin e Çernobilit.

Por Rregullatori i energjisë bërthamore i Ukrainës ka mohuar një deklaratë të tillë.

Ata thonë se energjia nuk është rikthyer nga specialistët bjellorusë të enjten.

Lexo edhe: VIDEO/ Rama në forumin diplomatik të Antalias, përqafohet me Erdoganin

Ukraina ka paralajmëruar për rrjedhje të mundshme rrezatimi nëse kabllot e energjisë, të cilat u dëmtuan gjatë luftimeve intensive midis forcave të Kievit dhe Moskës, nuk riparohen.

“Përpjekjet për të rivendosur furnizimin me energji të jashtme në vend janë në progres,” tha Inspektorati Shtetëror Rregullator Bërthamor i Ukrainës në një deklaratë./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!