Laçi është gati për ndeshjet kundër Keshla, në program për të enjten në orën 19:00. Kurbinasit fluturojnë nesër drejt Azerbajxhanit, ndërkohë që paraditen e sotme kanë bërë edhe tamponët për të parë nëse ndonjë është i infektuar me Covid-19.
Abcnews.al mëson se asnjë prej futbollistëve apo pjesëtarët e stafit nuk është me koronavirus dhe trajneri Armando Cungu mund t’i bëjë llogaritë me grupin e plotë.
Laçi shkon në Azerbajxhan me synimin për të kaluar në raundin tjetër të Europa League. Kurbinasit janë përballur edhe në të shkuarën me Keshla, kur azeret quheshin Inter Baku. Asokohe Laçi, po me Cungun në stol, u eliminua me gol fushe (1-1 në Laç, 0-0 në Baku). / abcnews.al