U testua pozitiv me Koronavirus, bosi i Olympiakos gati të blejë një tjetër klub

schedule23:17 - 18 Mars, 2020

schedule 23:17 - 18 Mars, 2020

Presidenti i Olympiakos, miliarderi Evangelos Marinakis ka bërë një ofertë për klubin francez, Troyes. “Le 10Sport” raporton se biznesmeni grek ka paraqitur një propozim për të blerë klubin e Ligue 2 Troyes nga Daniel Masoni.

Negociatat midis Masoni dhe Marinakis janë përshpejtuar ditët e fundit, me këtë të fundit që ka bërë një ofertë prej 12 milion eurosh për të blerë skuadrën franceze.

Negociatat janë ngadalësuar disi, pasi të dy personat u takuan në Londër në fillim të këtij muaji, vetëm disa ditë përpara se Marinakis të diagnostikohej pozitiv me COVID-19, duke bërë që të dy individët të izolohen. Negociatat megjithatë, pritet të rinisin gjatë muajit prill./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!