U tërhoq nga ankimimi për statutin e PD, ja lëvizja e radhës e Alibeajt në Apel

schedule09:36 - 17 Janar, 2023

schedule 09:36 - 17 Janar, 2023

TIRANË – Ndonëse u tërhoq nga ankimi për statutin e Partisë Demokratike, c’ka solli pushimin e cështjes, Enkelejd Alibeaj zbulon lëvizjen e radhës gjyqësore për vulën e Partisë.

Abcnews mëson se Partia Demokratike e përfaqësuar nga Alibeaj, ka kërkuar në Gjykatën e Apelit përshpejtim për ankimimin bërë pak kohë më parë lidhur me vendimin e e gjyqtarit Agron Zhukri që njohu Kuvendin e grupit të Rithemelimit më 11 dhjetor.

Kujtojmë se me vendim të gjyqtarit Agron Zhukri, Gjykata njoftoi se pranimin e kërkesës së PD përfaqësuar nga Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit të kësaj partie dhe depozitoi vendimet e Kuvendit Kombëtar të datës 11 dhjetor duke regjistruar ndryshimet përkatëse në regjistrin e partive politike vendimet e marra nga ky Kuvend. Vendime që kishin të bënin me ndryshimin e statutit, logos dhe shkarkimin e gjithë strukturës drejtuese të partisë që nga kryetari Lulzim Basha.

Vendimi i gjykatës u kontestua asokohe nga Enkelejd Alibeaj, i cili e konsideroi atë të pazbatueshëm dhe e ankimoi në Gjykatën e Apelit, ndërsa akuzoi gjyqtarin Zhukri për shpërdorim detyre./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!