Chris Rock nuk e dinte se Jada Pinkett Smith vuante nga alopecia kur bëri shaka me flokët e saj të rruara në Oscars 2022. Ai tha se flokët e Jada-s janë të denja për “G.I Jane 2” duke iu referuar filmit ku Demi Moore rruan kokën. Ky koment nuk u prit mirë nga burri i saj, Will Smith, i cili e goditi në fytyrë.
Pasi u kthye në vendin e tij, Smith bërtiti duke thënë që të mos e përmendte më emrin e gruas së tij. Pinkett Smith, e cila preu flokët verën e kaluar, vuan nga alopecia, një sëmundje autoimune që i ka shkaktuar rënien e flokëve. Akademia tha të dielën mbrëma se “nuk e pranon dhunën e asnjë forme”.
LEXO EDHE:Sulmi ndaj komedianit në Oscar, Will Smith kërkon falje publike: Ndihem i turpëruar
Më pas, organizata deklaroi se dënon veprimet e Smith dhe se kanë nisur një hetim rreth incidentit. Smith, i cili fitoi çmimin si aktori më i mirë, rrezikon ta humbasë pas ngjarjes që ndodhi. Ai kërkoi falje publike ndaj komedianit, duke thënë se ndihej i turpëruar. /abcnews.al