U tall me flamurin e Kosovës, Ballist Morina kërkon falje

schedule13:22 - 5 Shtator, 2021

schedule 13:22 - 5 Shtator, 2021

U bë i njohur për dronin e ngritur në Beograd, Ismail Morina tifozi i zjarrtë i Kombëtares Shqiptare së fundmi i ka kërkuar falje qytetarëve të Kosovës.

Pasi u tall me flamurin, Morina ka kërkuar falje publike duke u shprehur se flamuri i Kosovës duhet të respektohet po aq sa flamuri i Shqipërisë.

“Unë jam ai qe jam tallur me flamurin e shtetësisë së Kosovës dikur dhe kërkoj publikisht falje për kët, unë sot besoj fuqishëm se duke respektuar kët flamurë direkt respektohet dhe mbrohet shtetësia e Kosovës dhe po aq direkt respektohet dhe mbrohet famuri i kombit shqiptarë dhe interesat kombtare.

Si shqiptar na duhet nji Kosovë/shtetë me të drejta të barabarta në arenën ndërkombtare dhe fatkqësisht kjo Kosovë/shtet po sulmohet nga boshti aktual Tiranë-Beograd dhe më gjërë.

Ne si popull e kemi për detyrë qe vetëdijen kombtare ta ngrehim mbi nivelin e sulmeve antikombtare.

Suksese sonte PËRFAQSUESES së shtetësisë së Kosovës dhe gjithashtu KOMBTARES së shqiptarëve në Elbasan Arena!!

“Xhamadani vija vija……………….”!! ”, shkruan Ismail Morina në “Facebook”. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!