Përfaqësuesit nga Rusia dhe Ukraina janë takuar në Emiratet e Bashkuara Arabe javën e kaluar për të diskutuar shkëmbimin e të burgosurve të luftës, sipas një raporti të Reuters, shkruan The Guardian.
Sipas burimeve, bisedimet u ndërmjetësuan nga shtetet arabe të Gjirit dhe nuk përfshinin Organizatën e Kombeve të Bashkuara, pavarësisht rolit të OKB-së në eksportimin e produkteve bujqësore nga tre porte ukrainase të Detit të Zi.
Megjithatë, bisedimet synojnë të heqin pengesat e mbetura në marrëveshjen e grurit dhe të lehtësojnë mungesat globale të ushqimit duke zhbllokuar eksportet ukrainase dhe ruse, shtuan ata.
Përfaqësuesit rusë dhe ukrainas udhëtuan në kryeqytetin e Emirateve të Bashkuara Arabe Abu Dhabi më 17 nëntor, ku diskutuan rifillimin e eksporteve të amoniakut në këmbim të një shkëmbimi të të burgosurve që do të lironte një numër të madh të burgosurish ukrainas dhe rusë.
/abcnews.al