Kryeministri Portugez, António Costa, ka anuluar udhëtimet zyrtare pasi ka pasur kontakt me presidentin francez Emmanuel Macron përpara se ai të rezultonte pozitiv për Covid-19.
Tashmë kreu i qeverisë portugeze po pret rezultatet e testit, raporton Reuters. Costa u takua me Macron në Pallatin Élysée më pak se 24 orë më parë. Zyra e tij njoftoi kryeministri nuk kishte simptoma të koronavirusit ndërsa shtoi se janë në pritje të rezultatit tamponit që iu bë të enjten në mëngjes.
Lexo edhe: Presidenti francez Emmanuel Macron infektohet me koronavirus
Testi ishte i planifikuar para udhëtimit të tij zyrtar në Sao Tome dhe Principe dhe Guinea Bissau mes 18 dhe 20 dhjetorit.
“Kryeministri vendosi të anulojë udhëtimin, si dhe çdo agjendë publike që nënkupton praninë e tij fizike,” thuhet në deklaratë. “Të gjitha aktivitetet ekzekutive dhe orarin e punës do të kryhen në distancë.”
Nga pamjet e shkrepura në takimin e së mërkurës duket se Macron e mirëpriti Costa-n, në Pallatin Élysée ndërsa të dy ishin duke mbajtur maska, por kontakti fizik nuk mungoi.
Ata patën edhe një drekë pune për të diskutuar përparësitë e presidencës së ardhshme të Këshillit Evropian të Portugalisë, e cila fillon muajin tjetër. s.b/abcnews.al/