U takua me Kurtin dhe Vuçiç, Lajçak: Më vjen mirë që edhe Kosova e pranoi Propozimin, po tani?

schedule07:53 - 7 Shkurt, 2023

schedule 07:53 - 7 Shkurt, 2023

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për bisedimet Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak ka bërë një postim në Twitter, pak orë pas takimeve me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin serb Aleksandër Vuçiç.

Lajçak shprehet i lumtur që edhe Kosova e pranoi Propozimin e EU në parim, ndërsa lë të kuptohet se tani do të ketë takime të niveleve të larta.

Postimi i Lajçak:

“Udhëtova për në Prishtinë për të takuar kryeministrin Albin Kurti dhe Besnik Bislimin. Edhe në Beograd bëra të njëjtën gjë me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq dhe Petar Petkoviqin. Më vjen mirë që edhe Kosova tani e pranoi në parim Propozimin e EU. Ne do të vazhdojmë diskutimet tona në  takime të nivelit të lartë”, ka shkruar Lajçak.r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!