U takua me Kardinalin e infektuar, Papa Françesku testohet për koronavirus

schedule17:04 - 13 Shtator, 2020

schedule 17:04 - 13 Shtator, 2020

Papa Françesku është testuar për koronavirus. Ai i është nënshtruar një testi pasi Kardinali Luis Tagle doli pozitiv me Covid-19.

Ky i fundit është karantinuar në Filipine, ndërsa ishte takuar me Papën në 29 gusht në Vatikan.

Mediat italiane raportojnë se Papa ka rezultuar negativ dhe është në gjendje të mirë shëndetësore./m.v. abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!