U sulmua me thikë në kishë, ndërron jetë në spital prifti 65-vjeçar

schedule22:00 - 11 Dhjetor, 2023

schedule 22:00 - 11 Dhjetor, 2023

Një prift katolik ka vdekur pasi u sulmua brenda një kishe në Nebraska, SHBA. Policia tha se gjeti Reverendin Stephen Gutgsell dhe autorin e dyshuar të sulmit në kishë, pas një thirrjeje për veprim të menjëhershëm të dielën në mëngjes.

Prifti 65-vjeçar u dërgua në një spital në Omaha pas sulmit.

Ndërsa, i dyshuari, Kiere Williams, 43 vjeç, nga Sioux City, Iowa, u arrestua në kishë me akuzat për vrasje dhe përdorim të një arme në kryerjen e një krimi.

Prifti, siç raportohet nga BBC, u deklarua fajtor në vitin 2007 për vjedhjen e 127,000 dollarëve. Ai u dënua, u urdhërua të kthente paratë dhe më vonë u transferua në një kishë tjetër.

Policia nuk beson se vdekja e tij ka lidhje me rastin e mëparshëm. Nuk dihet se cili ka qenë motivi i të arrestuarit, por me gjasë ai ka hyrë në tempull me qëllim grabitjeje./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!