U sulmua me leva në Mykonos, flet biznesmeni: “Donin të më vrisnin. Do të bëheni Kolumbi e dytë”, paralajmëron ish-kryebashkiaku

schedule17:41 - 13 Qershor, 2022

schedule 17:41 - 13 Qershor, 2022

Biznesmeni grek, i cili u dhunua me leva nga disa persona të maskuar katër ditë më parë është jashtë rrezikut për jetën.

Pronari i njohur hoteleve në Mykonos ka dhënë një intervistë për televizionin grek SKAI ku ka zbuluar detaje nga sulmi i dhunshëm që iu bë javën e kaluar.

Thodoris Kousathanas tha se autorët kishte veshur doreza të zeza dhe xhaketë të zezë, shkruan protothema.gr.

Ai tha se goditjet ishin të forta dhe se autori kishte për qëllim ta vriste.

Lexo edhe: E rëndë, persona të maskuar i bëjnë atentat biznesmenit të njohur

“Falë Zotit në atë moment dolën 2 fqinjët e mi, ata u trembën dhe u larguan. Nëse nuk do të ishin trembur do të më kishin vrarë”, tha Thodoris Kousathanas.

Sipas biznesmenit pas sulmit mund të fshihet një biznesmen tjetër më të cilin ka mosmarrëveshje.

“Biznesi i tij funksionon në mënyrë të paligjshme sepse ata kanë një pezullim të përkohshëm të licencës për muzikë”, tha Thodoris Kousathanas.

“Mykonos rrezikon të bëhet Kolumbi”

Ish-kryebashkiaku i Mykonos Christos Veronis tha për SKAI se ishulli i erërave ka anën e ndritshme, por edhe anën e “errët”, me mafien dhe botën e krimit që përpiqet të kthejë flamurin e Turizmi grek në Kolumbi.

Rrjetet e bandave në Mykonos duket se kanë dalë jashtë kontrollit me grabitje dhe rrahje të qytetarëve në mesditë.

“Mykonos ka ndryshuar sot. Nuk lejohet në një ishull të vogël turistik që të vijnë këtu gjatë verës njerëzit pafajshëm dhe bota e krimit. Më vjen keq ta them, por nuk është e drejtë që shteti nuk po bën asgjë që Mykonos të mos kthehet në Kolumbi”, tha Veronis./abcnews.al.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!